Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Maj 2021, 23:11

Dy ndryshime të reja në qeveri: Muzhaqi dhe Bici marrin postet e rëndësishme

Bora Muzhaqi është emëruar zv.ministre e Arsimit, duke zëvendësuar Aspasjana Kongon.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Minstrave. Një tjetër ndryshim i bërë në qeveri është emërimi i Dallëndyshe Bicit në postin e zv.ministres së Mbrojtjes.

Muzhaqi ishte kandidate për deputete e Partisë Socialiste e renditur e 31-ta. Po ashtu, edhe Bici kandidonte për deputete, e 22-ta në listën e socialistëve të Tiranës.

Burimi: “Abc News”.