Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Maj 2021, 22:10

‘Ne jemi katër’, habit Melisa: Unë dhe Andi kemi fëmijë

Vetëm pak ditë më parë, Andi dhe Melisa konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë. Mbrëmjen e sotme Melisa dha intervistën e parë, ku rrëfeu të pathënat e kësaj marrëdhënie.

Ajo ishte e ftuar në “Roped With Olsi” me Olsi Bylykun. Melisa pranoi se bashkëjeton me Andin, siç është përfolur kohë më parë në rrjet. Për më tepër, ish-konkurrentja shtoi ata kanë "fëmijë", duke iu referuar një qeni dhe një qenusheje.

“S’jemi vetëm ne të dy. Ne jemi katër. Ne kemi fëmijë, të paktën unë i konsideroj si fëmijë. Kemi një qen dhe një qenushe, Kiko dhe Mia. Mia është goca ime domethënë”, tha Melisa.