Një 25-vjeçare ka lindur nëntënjakë, një ngjarje e pazakontë që ka thyer rekord në Marok. Halima Cisse ka lindur katër djem dhe pesë vajza.
Autoritetet shëndetësore marokene raportojnë se nëna dhe fëmijët janë në gjendje të mirë.

Halima e dinte se kishte shtatë foshnje, por prerja cezariane nxori në dritë edhe dy fëmijë të tjerë.
"Jam shumë i lumtur. Gruaja dhe fëmijët tanë janë shumë mirë", tha bashkëshorti i Halimas.

