Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Maj 2021, 21:09

Këtë vjeshtë në TV: Zbulohet titulli i serialit të Ermal Mamaqit

Siç tashmë dihet, Ermal Mamaqi do të vijë së shpejti me një serial. Me anë të një postimi të bërë ditën e sotme në Instagram, ai ka zbuluar disa detaje rreth këtij projekti. Ai ka zbuluar titullin dhe se kur do ta shohim në ekran.

Seriali do të mbajë titullin “H.O.T” që është akronim dhe domethënien do e zbulojë në vijim. Përsa i përket transmetimit, "H.O.T" do të jepet në ekran në vjeshtë.

Deri tani dihet se seriali është prodhim i përbashkët i producentëve Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi, me autore Klaudia Brahimaj dhe Bjordi Mezini dhe protagonistë Jondia Vokshi dhe Ermal Mamaqi. Te tjerë emra të mëdhenj të kinematografisë shqiptare janë bërë pjesë e kastit dhe do të zbulohen së shpejti.