Noizy është një ndër reperët më të suksesshëm, këngët e të cilit kthehen menjëherë në hite. Ai është shumë i ndjekur dhe në rrjete sociale, ku së fundmi është bërë nostalgjik për të shkuarën.

Reperi ka publikuar një foto të shumë viteve më parë, kur ishte vetëm 15-vjeç. Noizy ka pozuar pranë një makine, i veshur në stil sportiv.

“15 vjeç, kur kam parë Ferrari për herë të parë”, ka shkruar ai krahas fotos.




