I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ishte sot Alfred Karaj, 38 vjeç. Ai ka 4 fëmijë, një djalë 18 vjeç, një vajzë 12 vjeç, një vajzë 6 vjeç dhe një vajzë tjetër e cila është 19 vjeç. Alfredi para 4 vitesh e përzuri bashkëshorten nga banesa pasi sipas tij ajo i kishte sjellë të dashurin në shtëpi. Pas divorcit gjykata ia la ne ngarkim fëmijët Alfredit i cili vuan nga epilepsia. Alfredi ka bërë gjithçka për fëmijët e tij ndërsa thotë se ish-bashkëshortja nuk i është përgjigjur kurrë.
Alfred: Kur u martova isha 18 vjeç dhe ajo 16 sepse dy pleqtë i kam pasur invalidë, nuk shihnin. U martova me mblesëri sepse duhet të kujdesej dikush për prindërit. Kam 17 vjet martesë me të.
Mirela Milori: Pse vendose të ndaheshit pas 17 vitesh?
Alfredi: Sepse ma solli tjetrin tek shtëpia. Ajo ma ka hedhur valium gjumi, më ka bërë me stres sepse unë vuaj nga epilepsia.
Mirela Milori: Po fëmijët jetonin në shtëpi dhe ajo fuste të dashurin në shtëpi në prani të fëmijëve?
Alfredi: Po, vajza e madhe e ka ditur komplet si histori.
Mirela Milori: Kur e mësove ti këtë që vinte dikush në shtëpi?
Alfredi: Vajza e madhe m’i rrëfeu të gjitha.
Mirela Milori: Vendosët të ndaheshit, pranoi ajo që kishte një raport tjetër?
Alfredi: Ajo nuk pranoi, por e pranoi ai që ka pasur.
Mirela Milori: Ti shkove në gjykatë, u divorcuat me letra dhe fëmijët kujt ia la?
Alfredi: Fëmijët mi la mua, ajo tha që nuk kam mundësi t’i mbaj dhe qëndroi me atë që kishte. Vinte gjithmonë në orën 12 të natës, nuk kishe se çfarë t’i bëje.
Alfredi tregon se nuk ka dashur kurrë t’i braktisë fëmijët e tij dhe ka bërë çfarëdo lloj pune për t’i ushqyer.
