Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Maj 2021, 10:10

Arti në zi/ Reagon djali i Radojës: Bab, do të ndrijnë sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit…

Ditën e sotme covid-19 i mori jetën artistit Guljelm Radoja i cili prej disa ditësh ishte në intubim, por nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin për shkak të gjendjes së tij të rëndë.

Pas ndarjes së tij nga jeta të artistit, një dedikim prekës ka ardhur nga i biri i tij, pianisti Red Radoja. Redishkruan se sytë e babait të tij do të ndrijnë në ballin e vajzës, djalit, mbesës dhe nipit të vogël.

“Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël”, shkruan ai.