Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Maj 2021, 09:09

Njihuni me të vetmin djalë shqiptar që ushtron profesionin e mamisë

5 maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Mamive. Liburn Dema është djali nga Prishtina, i cili është ndër të vetmit meshkujt mami dhe punon në Spitalin Obsetrik. Dema është shprehur për “ABC e Mëngjesit” se ky profesion është normal dhe ka treguar për jetën e tij private. 

“Unë kam studiuar në universitetin e Prishtinës dhe jam i vetmi mami. Për momentin punoj në sallën e lindjeve dhe aty jam unë.Mjekësia është një punë humane, nuk ka lidhje je mami apo infermier. Ka pasur raste edhe që më kanë ngacmuar, por është profesion.

Jam i martuar, kam një vajzë dhe një djalë. Me vajzën nuk kam pas mundësi se kam qenë pa punë dhe duhet të lindte urgjent pasi gjendja nuk ishte e mirë. Ndërsa me djalin kam qenë te dera pasi nuk mu lejua se isha pjesë e stafit”.