Nga Shqipëria / E Martë 4 Maj 2021, 21:09

Mbërrijnë në Shqipëri 11700 vaksina Pfizer

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 11700 doza të tjera të vaksinës Pfizer. Manastirliu shkruan se 7020 doza janë nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër 4680 nga marrëveshja me Bashkimin Europian.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 doza vaksine dhe një sasi e parë 4680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian” tha ministrja.