
Bill Gates dhe bashkëshortja e tij Melinda janë divorcuar pas 27 vitesh martesë. Themeluesi i Microsoft dhe personi i katërt më i pasur në botë me një psuri që kap shifrën prej 124 miliardë dollarësh, e njoftoi vetë ndarjen përmes një postimi në Twitter.
“Pas një mendimi të gjatë dhe shumë pune, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive.
Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në misionin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në fazën e ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë ??dhe privatësi për familjen tonë”, tha Bill Gates në këtë deklaratë të papritur.