
Lulzim Basha ka folur në mbledhjen e sotme me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD në lidhje me zërat kundër tij, që i kanë kërkuar dorëheqjen pas rezultatit të zgjedhjeve.
Burime nga brenda mbledhjes thanë për "ABC" se Basha është shprehur se do të deklarohet në ditët në vazhdim në lidhje me pozicionin e kryetarit. Kreu i PD ka theksuar se nëse do jetë apo jo ai, demokratët duhet të vazhdojnë të dokumentojnë vjedhjen e votës dhe çdo gjë që i shërben procesit që do të nisë.
Basha u ka kërkuar strukturave në rrethe që të mbledhin fakte dhe prova që dokumentojnë vjedhjen e votës ndërsa ka paralajmëruar tur takimesh nëpër Shqipëri gjatë javës së ardhshme.