Nga Shqipëria / E Hënë 3 Maj 2021, 20:08

Çifti më i ri në 'Përputhen', Geljani deklarohet për Sarën

Geljani është shprehur sot në program se është vetëm për Sarën në "Përputhen".

Geljani tha se nuk ka ndjenja për asnjë në program dhe vetëm për Sarën, e cila gjithashtu i shprehur ndjenjat pak ditë më parë.

Kjo deklaratë e fortë e Geljanit u finalizua me një kërcim romantik nën tingujt e muzikës së Ed Sheeran.

“Nuk e shoh veten me asnjë tjetër nga vajzat. Ka qenë një ndër pëlqimet e mia. Do ta shikojmë më vonë se si do të shkojë. Takimi me Sindin ka qenë shumë i bukur por unë nuk kam ndjenja, me vajzat e tjera unë kam shumë respekt. Kjo është deklarata ime”, tha Geljani.