Nga Shqipëria / E Hënë 3 Maj 2021, 18:06

Si kurrë më parë për këtë vit, ja sa raste të reja u shënuan në 24 orë

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 3 Maj 2021

Është hera e parë pas shumë muajsh që në vendin tonë shifra e të infektuarve me Covid është ulur ndjeshëm.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit nga 1,762 testime, kanë rezultuar pozitivë 38 qytetarë dhe 2 të tjerë kanë humbur jetën.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.

Viktimat janë një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç.

Gjatë orëve të fundit kanë fituar betejën me Covid shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.