Nga Shqipëria / E Hënë 3 Maj 2021, 09:09

Për herë të parë në Shqipëri, Rama prezanton platformën dixhitale për transportin

Me anë të një postimi në rrjete sociale, kryeministri Rama ka prezantuar platformën dixhitale që do të përdoret në transportin rrugor ndërqytetas.

Platforma do të quhet e-Transport dhe do të përdoret për herë të parë në Shqipëri. E-Transport do të monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milion bileta udhëtimi në vit.

Rama ka shkruar se aplikacioni do të jetë falas për 520 linja, 242 operatorë, 2.282 mjete.

Njoftimi:

"Ja e ardhmja e afërt dixhitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport. Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit. Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit. APLIKACIONI FALAS për: 520 linja, 242 operatorë, 2,282 mjete".