500 mijë qytetarë në vendin tonë janë vaksinuar kundër Koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka shkruar se objektivi për të kapur këtë shifër është arritur 29 ditë përpara afatit.
Rama ka theksuar se objektivi i rradhës është të bëhen 1 mijë vaksinime në të gjithë vendin.
"U kry!
29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve. Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milionë tani", ka njoftuar kryeministri.
