Nga Shqipëria / E Diel 2 Maj 2021, 19:07

Shqipja: Vajza nuk mund të shkojë në shtëpi në 3 të mëngjesit, nuk është etike

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj është çdo të dielë në rubrikën “Trotuar”, në Top Channel. Ditën e sotme ajo ka folur për mënyrën si kanë ndryshuar kohët.

Shqipja tha se për të është e patolerueshme që një vajzë të shkojë në orën tre të mëngjesit në shtëpi, në një kohë kur jeton me prindërit

"Nuk është etike që një femër duke jetuar me prindërit të shkojë në 3 të mëngjesit në shtëpi. Mendoj që duhet të ketë rregull, shtëpia ka rregull.

Në momentin që ti jeton me prindër ose je person familjar, duhet të ketë orar të caktuar. Mua nuk më vjen mirë që personi që unë nesër pasnesër të kem në krah të më vonohet. Absolutisht jo, çdo gjë me orar”, u shpreh Shqipja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)