Nga Shqipëria / E Diel 2 Maj 2021, 16:04

Është ndarë nga bashkëshortja? Stine tregon ç'po ndodh mes tyre

Stine dhe Graciela janë përfolur sërish për një ndarje së fundmi, por këto thashetheme nuk janë aspak të vërteta. I ftuar në "Glamour zone", Stine u shpreh se ata janë bashkë dhe të lumtur.

“Tani po e dëgjoj që jemi ndarë! Bashkë jemi dhe të lumtur”, u shpreh këngëtari.

I pyetur nëse kanë plan për të bërë një fëmijë të dytë, ai u përgjigj: “Rrugës jemi. Për mua nuk ka problem nëse është djalë apo vajzë!”.