Nga Shqipëria / E Diel 2 Maj 2021, 16:04

Si asnjëherë më parë për këtë vit, ulet numri i rasteve të reja me Koronavirus në vend

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 2 Maj 2021

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 53 raste të reja me koronavirus në vend nga 1,535 testime të kryera. Ky është numri më i ulët i rasteve për vitin 2021. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 6 raste në Fier, 5 raste në Durrës, Devoll, 3 raste në Shkodër, Mallakastër, 2 raste në Korçë, Elbasan, Pukë, Librazhd, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Vlorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dibër, Gramsh, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar 77 vjeçar nga Korça e ka humbur betejën me COVID19.