Nga Shqipëria / E Diel 2 Maj 2021, 16:04

Rrezikonte të paralizohej, burri i kërkon gruas të largohet, por ajo bën veprimin e veçantë

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, Eriana ka surprizuar bashkëshortin e saj për 20-vjetorin e njohjes së tyre.

Eriana tregoi se Jonardi punonte në Dragot në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe një ditë asaj i bie telefoni dhe kur përgjigjet ishte një shoku i tij, i cili e njofton se Jonardi ka pësuar një aksident në vendin e punës. Kishte 3 vertebra të thyera dhe doktoresha i kishte dhënë shpresa që do bënte të pamundurën për ta shëruar.

Ai i thotë Erianës që të largohej sa ishte në kohë sepse ekzistonte mundësia që ai të kalonte jetën në karrocë. Eriana nuk u dorëzua dhe nuk hoqi dorë nga bashkeshorti.

Ajo ka preferuar që në 20-vjetorin e njohjes së tyre ta ftoje bashkëshortin tek rubrika “Ka një mesazh për ty”. Jonardin e çoi tek vendtakimi komandanti i tij me pretekstin për të një takim pune, por ai u surpriza kur Ardit Gjebrea i doli para dhe më pas e çoi në restorantin ku e priste dhe bashkëshortja.