Nga Shqipëria / E Diel 2 Maj 2021, 12:12

Të përqafuar, Meta dhe Kryemadhi urojnë Pashkët së bashku

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi i kanë uruar besimtarët ortodoksë për Ditën e Pashkëve me dy foto ku shfaqen se bashku e te perqafuar.

Në kë ditë të shenjtë, presidenti uron mbarësi e shpresë në familjet shqiptare.

“Gëzuar Pashkën!  Drita e kësaj Dite të Shenjtë të ngrohë zemrat dhe të ndriçojë gjithmonë familjet tuaja me shpresë, mbarësi dhe gëzim!”, shkruan Meta.

“Miq dhe dashamirës, GËZUAR nga ne të dy! Zoti është i madh dhe gjithmonë pranë atyre që besojnë tek e mira. Bekime për ju dhe familjet tuaja”, shkruan Kryemadhi.