Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Maj 2021, 20:08

'Je bota për mua', Melisa konfirmoi lidhjen, por shihni si ia kthen Andi

Për herë të parë sot Melisa ka folur për lidhjen e saj me ish-konkurrentin e “Përputhen”, Andin. Melisa shprehej se Andi është e gjithë bota për të duke konfirmuar lidhjen me nje dedikim. 

“Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin se tani mund t’i tregoj botës sa shumë të dua. Oh prit, ndoshta vetëm për këngën sepse ti je bota për mua”, ka shkruar ajo.

Menjehere ka ardhur edhe reagimi i Andit, i cili ka komentuar ne foton ku shfaqen te perqafuar. 

“Të dua! Jam shumë krenar për ty zemra ime."