Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Maj 2021, 19:07

Si rrallëherë, Manastirliu tregon momentet familjare me bashkëshortin dhe vajzat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pas fushatës elektorale ka gjetur qetësinë e familjes. Si rrallëherë ministrja ka postuar në Facebook një foto ku shihet krahë bashkëshortit të saj dhe vajzave.

Familja duket se po kalojnë bashkë në natyrë teksa Manastirliun këtë herë e shohim me bluzë e syze, larg nga kostumi i ministres.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Manastirliu ka qenë e 4 mes kandidatëve të listës fituese dhe ka arritur që të grupojë 9115 vota preferenciale.