Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Maj 2021, 18:06

‘Di të bësh fasule?’, konkurrenti italian ka një kusht për gratë e ‘Përputhen +40’

"Shqipja dhe konkurrenti më i ri i Për’Puthen +40", Xhuzepe zhvilluan një takim 4 minutash ditën e sotme. Shqipja zgjodhi 60-vjeçarin italian, i cili është shprehur më parë se në emision ka ardhur për Luljetën.

Mirëpo Xhuzepe duket se i pëlqen shumë gatimet shqiptare dhe kërkon që partnerja e tij të bëjë fasule e byrek.

Xhuzepe: Po përse më zgjodhe mua?

Shqipe: Po se kur hyre erdhe për Lulin, thash të të zgjedh unë njëherë.

Xhuzepe: Po me çfarë merresh?

Shqipe: Jam pensioniste, me aktivitetin tim sportiv merrem,  me punë dore qëndis grepin shtizën, makinën qepëse edhe amvisë, edhe punëtore.

Xhuzepe: Ti di të gatuash mish fasule byrek?

Shqipe: Po di të gatuaj.

Shqipe: Ke një djalë?

Xhuzepe: Po ai është më keq se babai me vajzat

Shqipe: Edhe unë kam fëmijë të mrekullueshëm.

Xhusepe: Je bërë gjyshe?

Shqipe: Kam një mbesë 9 vjeç dhe një nip.

Xhuzepe: A je xheloze për Lulin?

Shqipe: Nuk kam pse të jem xheloze.

Xhuzepe: Nuk e di se si e bën fasulen Luli.

Shqipe: Tek fasulja të paska mbetur mendja.