Fatma Methasani do t’i rikthehet ekranit javën e ardhshme, nga e hëna në të enjte në orën 15:30. Ajo do të vijë me një emision të ri, të titulluar “Gen Z”.

Ky emision do të jepet në “Euronews Albania” dhe i dedikohet të rinjve të talentuar dhe ekselentë në fusha të caktuara. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fatma, me anë të një postimi në Instagram.

"Nje projekt qe e kam vertete perzemer!
Gen Z është emisioni më i ri në Euronews Albania me fokus tek të rinjtë e talentuar, ekselentë dhe që kanë spikatur në fushat e tyre. Të rinj të cilët na prezantojnë me krijimet e tyre të veçanta, vijnë për herë të parë në ekranin shqiptar dhe nuk do të jenë vetëm, pasi do të kenë përballë një personazh të showbizit shqiptar me të cilin do të diskutojnë mbi përvojat e tyre. Nën moderimin e moderatores energjike, Fatma Methasani, Gen Z premton mjaft momente të bukura e frymëzuese. Emisionin e plotë do të mund ta ndiqni duke filluar nga java tjetër, çdo ditë nga e hëna në të enjte në orën 15:30, në Euronews Albania", shkruhet në postim.
View this post on Instagram




