Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Maj 2021, 10:10

Shqiptari e denoncon se i ka marrë peng të dashurën, autori: Erdhi me dëshirë

Një qytetar i Prishtinës ka telefonuar policinë, duke i thënë se e dashura e tij është marrë peng me dhunë nga një person. Ai ka treguar se vetë e dashura e ka njoftuar përmes telefonit.

Policia është vënë menjëherë në kërkim dhe ka arritur ta lokalizojë vendodhjen e tyre. I dyshuari për pengmarrje e ka mohuar dhe është shprehur se vajza ka shkuar vetë më dëshirë.

Njoftimi:

"Prishtinë, 30.04.2021-09:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në përmes telefoni ishte njoftuar nga e dashura e tij femër kosovare, se me datën e lartcekur është marrë me dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar.

Lidhur me rastin, njësia e hetimeve ka arritur që ta lokalizojë vendin e ndodhjes së të dyshuarit dhe viktimës dhe ka  arrestuar të dyshuarin.  Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar se nuk e ka marrë me dhunë viktimën, por ajo ka shkuar me vet dëshirë. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i  është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.”

Burimi: "Abc News"