
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Leonora Jakupi është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Me anë të një postimi, ajo ka treguar se ka bërë një ndryshim sa të papritur, aq edhe drastik në pamje. Leonora ka hequr dorë nga ngjyra karamel e flokëve dhe është bërë bjonde platin.
Këngëtarja ka publikuar një video në Instastory ku shfaqet në super formë dhe e kënaqur me rezultatin. Duhet thënë se ajo duket shumë ndryshe me këtë ngjyrë flokësh.