Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Maj 2021, 08:08

Skena të nxehta, Ana dhe Atdheu bëhen sërish bashkë (Video)

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Lleshi është bërë sërish bashkë me Atdheun, por këtë herë siç nuk e prisnim. Ajo do të sjellë një këngë javën e ardhshme dhe e ka zgjedhur si protagonist në klip.

“Prive” ka sjellë disa pamje nga prapaskenat e videoklipit, i cili duket se do të ketë shumë skena të nxehta. Ana zbuloi se kënga është një diss, por nuk pranoi të thoshte për kë.

Nga ana tjetër, Atdheu u shpreh se Ana është shumë e veçantë për të, prandaj nuk e ka refuzuar ftesën e saj për të qenë pjesë e klipit.

Gjatë intervistës dyshja e kanë provokuar shpesh njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se kanë diçka më shumë.