Pak ditë më parë Fero dhe Arbenita u bënë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e dha fillimisht modelja duke postuar foton e parë me vajzën e porsalindur. Ndërsa pak më vonë, Fero publikoi foton e tyre të parë si familje dhe zbuloi emrin e vogëlushes.

Çifti e ka quajtur vajzën Nina dhe deri tani kanë vendosur të mos e tregojnë portretin e saj në publik duke i ruajtur privatësinë. Edhe fotot e vogëlushes janë të rralla, megjithatë sot Fero e ka lëshuar dorën dhe ka postuar një foto të adhurueshme, ku shfaqet duke e mbajtur Ninën në krahët e tij.

Reperi ka lajmëruar se ka bërë edhe një këngë për të, që pritet të publikohet këto ditë.

