Lei Kraja është jo vetëm një nga vajzat më bukuroshe të ekranit, por edhe shumë e çiltër dhe e drejtpërdrejtë. Kështu vepron në intervista e në bashkëbisedim me fansat e saj në Instagram.

Sot teksa i përgjigjej pyetjeve të tyre, një prej fansave e pyeti Lein nëse përdor fotoshop dhe ajo e pranoi pa asnjë kompleks duke u shprehur se të gjithë e përdorin.

"Sigurisht që po. Kush thotë ndryshe gënjen", tha Lei.

Moderatorja tregoi se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike, por nuk është kundër tyre.


