Nga Shqipëria / E Premte 30 Prill 2021, 16:04

India në terror nga Covidi: Ky është apokalips

Covidi ka marrë ritme të frikshme në Indi duke regjistruar mijëra vdekje në ditë, spitalet nuk kanë oksigjen dhe trupat e të vdekurve po digjen. Shefja e kujdesit intensiv, Farah Husain nga spitali Lok Nayak në Delhi, tha se vala shkatërruese e koronavirusit në vend është një apokalips.

"Pavionet janë mbushur brenda natës. 90 pacientë në më pak se 12 orë. Ajo çfarë po shohim është apokalips. Vala e dytë është jashtëzakonisht ngjitëse, jashtëzakonisht agresive dhe po prek popullatën e re në një mënyrë që nuk e kishim pritur", tha doktoresha. 

"Jemi shumë, shumë të lodhur. Fakti që ne nuk jemi në gjendje të kontrollojmë numrat është tronditëse për ne", tha ajo për CNN.

Husain tha se sistemi shëndetësor po pëson kolaps dhe inkurajoi njerëzit të vaksinohen për të parandaluar shtrimin në spital.