Kryeministri Rama ka njoftuar se këtë të premte kanë mbërritur në vend 25 mijë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik.
Rama shkruan se ritmet e vaksinimit do vijojnë të rriten dhe objektivi për gjysmë milion të vaksinuar do të arrihet në pjesën e parë të muajit maj.
“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkruan Rama.

