Nga Shqipëria / E Premte 30 Prill 2021, 12:12

E fundit/ Makina përplas 22-vjeçaren në Tiranë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë. Një makinë ka aksidentuar një këmbësore të identifikuar si B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 11:55, tek “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.