Nga Shqipëria / E Enjte 29 Prill 2021, 22:10

Ftoi PD-në për bashkëpunim, Rama: E vetmja opozitë që di, nuk kam asnjë vijë të kuqe

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama ftoi Partinë Demokratike për bashkëpunim. Mbrëmjen e sotme i ftuar në “Opinion”, ai tha se ftesa e tij nuk ka asnjë vijë të kuqe dhe asnjë kufi.

Rama theksoi se ftesa e tij vlen vetëm për PD-në, jo për LSI-në, duke shtuar se vetëm Partinë Demokratike njeh si opozitë.

Pjesë nga biseda në studio:

Fevziu: Cili është bashkëpunimi në të cilin ju e ftoni?

Rama: Nuk kam asnjë kufi.

Fevziu:  As bashkëqeverisje?

Rama: Asnjë kufi.

Fevziu: As bashkëqeverisje?

Rama:  Nuk të jap ty përgjigje se s’je kryetar i opozitës, por të sugjeroj të bëhesh. Unë nuk kam asnjë kufij. Fare. Nuk kam asnjë tabu, fare zero.

Hoxha: A jeni i gatshëm të përsërisini zgjedhjet lokale?

Fevziu: Po vijë të kuqe?

Rama: Asnjë vijë të kuqe.

Fevziu: Përballë opozitës shqiptare?

Rama: Jo opozitës shqiptare, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Unë di opozitë Sshqiptare Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Fevziu: Po LSI?

Rama: Nuk më intereson fare, LSI për mua i përket një kategorie tjetër

Burimi: "Opinion.al"