Nga Shqipëria / E Enjte 29 Prill 2021, 22:10

Akuzat për blerje votash, Rama: Broçkulla, humbëm 3 mandate nga votat e pavlefshme

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në “Opinion”, ku ka dhënë intervistën e parë pas fitores. Gjatë intervistës, ai ka mohuar çdo akuzë për blerje apo manipulime të votës.

"Këto janë broçkulla. Partitë që kanë humbur, janë PD dhe LSI që flasin përçart. Nëse do të shohim edhe në sondazhet që janë bërë publike ka përputhshmëri mes sondazheve dhe rezultatit. Kush të akuzon për diçka që s’e ke bërë, ose e ka bërë vetë ose do ta bënte në vendin tënd", është shprehur kryeministri.

Ai ka shtuar se Partia Socialiste ka humbur 3 mandate nga votat e pavlefshme.