Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Durrës, për të vizituar familjet që u janë ndërtuar shtëpitë pas tërmetit. Gjatë bisedës me familjarët, kryeministri është ndalur dhe te zgjedhjet.
Ai ka përmendur tropojanët, duke thënë se ndonëse nuk ia kanë dhënë votën, sërish do të vazhdojnë të punojnë shumë për këtë zonë.
“Ata bashëqytetarët e juaj në Tropojë nuk na e dhanë votën, por ne do e bëjmë Tropojën lule, edhe më shumë inat tani që nuk na dhanë votën,” është shprehur Rama.
