Nga Shqipëria / E Enjte 29 Prill 2021, 16:04

Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nxënësit të kthehen në shkolla

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se situata në këto dy javë ka qenë e qëndrueshme.

Ajo tha se Komiteti i Ekspertëve do t’i propozojë Ministrisë së Arsimit që nxënësit e procesit arsimor parauniversitar të kalojnë nga sistemi i kombinuar në klasa.

“Duke parë situatën dhe duke peshuar masat që janë marrë, Komiteti Teknik i ekspertëve mendon t’i propozojë Ministrisë së Arsimit që procesi mësimor parauniversitar të bëhet në klasë, duke ndjekur protokollet në mënyrë rigoroze”, tha Mira Rakacolli.