Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Prill 2021, 23:11

Mbyllet numërimi, ja cilët janë 5 deputetët e ardhshëm të Dibrës

Në Dibër ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për deputet. Në Partinë Socialiste, e cila ka siguruar dy mandate për këtë qark, kandidatët më të votuar janë Aurora Mara me 9367 vota dhe Dionis Imeraj me 5154 vota.

Në Partinë Demokratike, e cila ka 3 mandate në këtë qark, në vend të parë si kandidati më i votuar është Xhelal Mziu me 5321 vota, i ndjekur nga Edmond Isaku me 5098 vota dhe Kreshnik Çollaku 5093.