Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Prill 2021, 21:09

Celibashi: 7 vite burg për numëruesit dhe komisionerët që cënojnë votat e kandidatëve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se komisionerët apo numëruesit që cënojnë votat e kandidatëve do të kenë pasoja penale deri në 7 vite burgim.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka shkruar se KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo vote.

Statusi:

"Cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë. KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo votë, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet."