Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Prill 2021, 20:08

'PD duhet të riformatohet', Ristani: Basha të japë dorëheqjen pa kthim

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani ishte së fundmi i ftuar në “Radari Informativ”, për të folur për rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ristani tha se Partia Demokratike ka nevojë të formatohet. Ai shtoi se Lulzim Basha duhet të dorëhiqet pa kthim.

"Pasi ke humbur disa zgjedhje njëra pas tjetrës nuk ka nevojë të ngulësh më këmbë për të vazhduar. PD ka nevojë të riformatohet të ringrihet për të fituar zgjedhjet sepse potencialet janë. Vazhdon të jetë një parti e fortë e madhe, problemi është strategjia e ndjekur, demokracia e brendshme.

Basha vendosi të bënte një fushatë pozitive duke menduar se më të gjitha gjërat që kishte bërë Rama, ky do të fitonte.  Unë besoj që kriteri i të vërtetës është praktika dhe ajo që ndodh në praktikë është humbja. Dhe humbja në 2015 në zgjedhjet lokale, në 2017 në zgjedhjet e përgjithshme, janë vendime personale jo të sktrukturës së partisë me përjashtim të djegies së mandateve. Unë mendoj që është koha të hapet rruga.  

Sot është shpejt për të folur për data. Ajo që pritet është që kryetari të reflektojë e të hapë rrugën. Unë besoj që në këto kushte pas disa humbjesh rresht është momenti për një dorëheqje pa kthim. PD ka edhe një precedent të qenësishëm të kësaj natyre ku zoti Berisha dha dorëheqjen pa kthim", tha ai.