Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Prill 2021, 17:05

Burrat apo gratë? Kreu i KQZ-së zbulon shifrën e saktë kush votuan më shumë

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 25 prillit. 46.32% e qytetarëve të thirrur në votime kanë dalë për të votuar.

47.6% ka qenë pjesëmarrja e grave dhe 52.34% pjesëmarrja e burrave.

“Janë shifrat të cilat bazohen në tabelat e rezultateve ose procesverbalet e Qendrave të Votimit”, tha Celibashi.

Sa i përket votimit dhe numërimit Celibashi tha se ka pasur disa kërkesa nga institucione dhe subjekte zgjedhore për të marrë pamje filmike të procesit të numrit të fletëve të votimit.

"Ka kërkuar komisariati i policisë numër 1, komisariati i policisë numër 2. PD dhe LSI kanë kërkuar gjithashtu pamjet filmike të VNV”, tha Celibashi.

Burimi: Balkanweb