Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Prill 2021, 16:04

Mbaroi! Sindi konfirmon ndarjen nga Seldi dhe zbulon arsyen

Kohët e fundit Sindi dhe Seldi janë përfolur shpesh për një ndarje dhe mesa duket kjo është e vërtetë. Ndonëse dyshja nuk kanë thënë asgjë, veprimet e tyre i kanë konfirmuar aludimet.

Ata i kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin, nuk ndiqen në rrjete sociale dhe së fundmi, Sindi e ka thumbuar publikisht.

“Nëse mund ta ketë çdokush, nuk e dua”, ka shkruar ajo në një postim në Instastory, duke nënkuptuar se kjo mund të jetë dhe arsyeja pse ata i kanë dhënë fund lidhjes.