Rudina Dembacaj ka treguar se është shembull kur vjen puna tek marrëdhënia që ruan me ish-bashkëshortin, Aleksin. Ndonëse të ndarë ata vazhdojnë të kenë respekt për njëri-tjetrin dhe ruajnë një raport të shëndetshëm për vajzën e tyre.

Sot Aleksi feston ditëlindjen dhe Rudina e ka surprizuar me një urim shumë të ëmbël duke postuar një foto të ij me Viktorian.

"Gëzuar ditëlindjen babo", shkruan moderatorja krah fotos ku Viktoria shfaqet duke përqafuar të atin.

