Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat ka folur sot për herë të parë për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Në deklaratën e saj Kryemadhi tha se shqetësimi i Presidentit Ilir Meta ishte i drejtë dhe se ishte strategji e gabuar djegia e mandateve e përfunduar në., ishte s
"Së pari dua të uroj të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave sepse ata janë fituesit e vërtetë të zgjedhjeve që sapo kaluam. Së dyti uroj Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për zgjedhjet në Shqipëri. Dua të falenderoj 107 mijë votuesit e vlefshëm që i dhanë votën LSI-së dhe dua të falenderoj dhe 81 mijë votuesit e pavlefshëm ku 70 % janë të LSI-së.
Ky është një falenderim nga zemra për të gjithë të rinjtë e të rejat, burrat dhe gratë, që nuk u trembën nga kërcënimet, por vazhduan betejën deri në fund. Makineria mediatike, politike, oligarkike, e cila nuk u tërhoq për asnjë moment prej dy vitesh që në momentin si LSI fatkeqësisht zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim, patëm një strategji të gabuar duke filluar që nga djegia e mandateve, mos marrja pjesë në zgjedhjet lokale, gjë që i dha dashje-padashje të gjitha pushtetet në dorë Edi Ramës, bandave dhe oligarkëve.
Koha dhe ky rezultat tregoi se shqetësimi i presidentit të republikës ishte i drejtë që na çoi në këtë gjendje që jemi sot, prandaj në emër të LSI-së dhe timin personal t’i kërkoj falje për këtë veprim, i cili nuk solli gjë tjetër vetëm fitoren e zgjedhjeve nga bandat e krimit dhe oligarkët", tha Kryemadhi.
