32-vjeçari Arben Mema, i cili terrorizoi qytetarët mesditën e 25 prillit, me veprime të pakontrolluara me makinë në sheshin "Skëndërbej", është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.
Report Tv raporton se Arben Mema akuzohet për tentativë vrasje, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike si dhe për shkatërrim prone.
"Nuk e bëra me të keq, do ikja djathtas mu kthye makina majtas. S’më ka dal ende pija, më doli makina jashtë kontrollit!", ka thënë Mema në sallën e gjyqit.
Burimi: Shqiptarja.com
