Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Prill 2021, 11:11

Fitoi zgjedhjet, Rama: 3 herë më shumë punë, më zhytët në një borxh të madh

Pasi fitoi zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Rama ka premtuar tre herë më shumë punë. Në një postim në rrjete sociale, Rama ka publikuar pamje nga shtëpitë që po rindërtohen në Fushë-Krujë dhe shkruan se do të punojnë tre herë më shumë për t’ju rikthyer sadopak borxhin shqiptarëve.

“Dhe tani 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin e madh ku më futët të dielën e bukur të 25 prillit", shkruan kryeministri.