Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Prill 2021, 11:11

Sulmi në shesh/ 32-vjeçari del para gjykatës: Më doli makina jashtë kontrollit

Ka dalë sot para gjykatës, Arben Mema, 32-vjeçari, i cili terrorizoi qytetarët në sheshin “Skënderbej” të dielën me veprime të pakontrolluara me makinë.

Mema do të njihet sot me masën e sigurisë, teksa i pyetur nga gazetarët në sallën e gjyqit, ai ka thënë se nuk kishte për qëllim të kryente atë veprim, por i humbi kontrolli i mjetit.

“Nuk bëra gjë unë, më doli makina jashtë kontrollit, doja të ktthehesha djathtas dhe ajo iku majtas", ka thënë ai.

32-vjeçari akuzohet për “drejtim mjeti në gjendje të dehur” dhe “vrasje e mbetur në tentativë ndaj një ose më shumë personave. 

Burimi: abcnews