Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Prill 2021, 10:10

As Basha, as Berisha, ky është kandidati demokrat më i votuar në Tiranë

Ka nisur numërimi i votave të kandidatëve në qarkun e Tiranës dhe nga kutitë e numëruara deri tani kandidati më i votuar demokrat është Belind Këlliçi.

Këlliçi ka marrë 883 vota. Pas tij vjen kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka siguruar 279 vota.

I treti për nga numri i votave të marra deri tani renditet Agron Shehaj me 193.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka siguruar 98 vota.

Janë numëruar vetëm 26 kuti 1243 në total.

Burimi: abcnews