Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Prill 2021, 10:10

Përfundon numërimi i votave për kandidatët në Kukës, kush janë 3 deputetët e rinj

Qarku i Kukës ka përfunduar dhe numërimin e votave për kandidatët. Deputetët e rinj do të jenë Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj nga Partia Demokratike dhe Gerta Duraku nga Partia Socialiste.

Kandidati më i votuar në këtë qark është Flamur Hoxha nga Partia Demokratike dhe ndiqet nga Gerta Duraku që vjen nga radhët e PS.

Votat për kandidatët e Partisë Demokratike: Flamur Hoxha 9159, Isuf çelaj 5257 dhe Shyrete Koka 3622.

Votat për kandidatët e Partisë Socialiste: Gerta Duraku 5368, Petrit Malaj 3666 dhe Halim Dauti 2059.