Nga Shqipëria / E Martë 27 Prill 2021, 23:11

‘Vota për Lulin është votë për kovën me m*t’, Frangaj: PD humbi për shkak të koalicionit me LSI-në

Drejtori i Televizionit Klan, Aleksandër Frangaj ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në “Opinion”, ku foli rreth rezultatit të zgjedhjeve 2021. Ai tha se në muajt Shkurt-Mars Televizioni Klan ka bërë dy sondazhe, në të cilat ka rezultuar se kryetari i PS kishte shumë më shumë pëlqyeshmëri në publik se ai demokrat.

Sipas tij, Bashën e ka penalizuar koalicioni me LSI-në pasi votuesit e dinin se duke votuar Bashën do votonin dhe Kryemadhin. Frangaj shtoi se në sondazhe Ilir Meta ka rezultuar si një personazh me negativitet deri në 80% dhe Rama e ka përdorur këtë si strategji për t’i bërë njerëzit mos t’i votojnë.

"Lulzim Basha ishte koalicion partner me Ilir Metën, në këto zgjedhje, nuk kishte as një shans me marrë vota. Pse? Strategjia që ndoqi Rama ka ardhur si rezultat i leximit të sondazheve, të gjitha sondazheve, të tijat kryesisht, ku njeriu më negativ ndër politikanët shqiptarë, me negativitetin më të madh ishte Ilir Meta, me 80 përqind negativ. 

Pra Lulzim Basha si individ kishte një pëlqyeshmëri, por jo negativitet të skajshëm si Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Dhe gjithë strategjia e Edi Ramës, duke parë që kishte një kovë me, s’po ia them emrin, po nga ana tjetër kishte Lulzim Bashën një djalë të mirë, i pëlqyer, jo i urryer, u përpoq dhe i bëri bashkë, vota për Lulin tha është votë për këtë kovën me m*t. Dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve, normalë, jo partizanë, nuk guxuan ta votojnë Lul Bashën, sepse thanë vota për Lulin, që unë do ia jepja po të mos ishte me Monikën… Unë e kam bindje që LSI ka qenë goditje shumë më e madhe për mosfitoren. Nuk po e quaj për humbjen, por dua ti vej një emër: mos fitoren e Lulit", është shprehur ai.