Mbrëmjen e sotme në emisionin “Stop” është transmetuar me zë dhe figurë blerja e votës në zgjedhjet e 25 Prillit. Kamera e fshehtë në Lezhë ka kapur disa anëtarë të LSI-së duke blerë vota për 50 mijë lekë të vjetra, për kandidatin Viktor Tusha.
Një nga anëtarët e LSI-së ka shkuar shtëpi më shtëpi duke premtuar dhe dhënë para në këmbim të votës. Nga audioja dëgjohet se kur qytetarët kanë thënë do të votojmë demokratiken, anëtarët e LSI-së i janë përgjigjur se votat shkojnë në të njëjtin vend dhe kanë ngulur këmbë që të votojnë numrin 6.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:
